Lufta me kancerin, rrëfimi drithërues

Futboll

Lufta me kancerin, rrëfimi drithërues

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:41
Gianluca Vialli

Një betejë e gjatë dhe shumë e vështirë për t’u luftuar. Një rrugë e vështirë, plot pengesa.

Gianluca Vialli, ish-qendërsulmuesi i Sampdorias, Juventusit dhe Chelsea, aktualisht asistent i trajnerit të kombëtares axurre, mikut të tij të madh dhe ish-shokut të skuadrës, Roberto Mancini, është rikthyer për të folur mbi kancerin pankreatik me të cilin po lufton që nga viti 2017.

Ish-sulmuesi u rrëfye me zemër të hapur për “Një pyetje e thjeshtë”, emisioni dokumentar që do të transmetohet nga 18 marsi në Netflix. “Kam frikë të vdes, eh. Nuk e di kur të fiket drita se çfarë do të jetë në anën tjetër. Por, në një farë mënyre jam edhe i emocionuar që mund ta zbuloj”.

E përjavshmja “Oggi” ka zbuluar disa pjesë nga dialogu mes Gianluca Viallit dhe Alessandro Cattelan.

Një intervistë e gjatë, në të cilën ish-futbollisti flet për sëmundjen dhe mënyrën se si i ka ndryshuar gjërat:

“E kuptoj gjithashtu se koncepti i vdekjes përdoret për të kuptuar dhe vlerësuar jetën. Ankthi për të mos arritur të përfundoj të gjitha gjërat që dua të bëj, fakti i të qenit super i emocionuar nga të gjitha projektet që kam, është një gjë.

Sëmundja nuk është ekskluzivisht vuajtje, ka momente të mrekullueshme. Jeta përbëhet nga 20 për qind e asaj që ju ndodh dhe 80 për qind e mënyrës në të cilën ju reagoni ndaj asaj që ndodh. Sëmundja mund t’ju mësojë shumë për atë se si jeni, gjithashtu të jetë një mundësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat