Mesazhet e lojtarëve të Realit për Benzemanë

Futboll

Mesazhet e lojtarëve të Realit për Benzemanë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:18
Mesazhet e lojtarëve të Realit për Benzemanë

Karim Benzema ishte heroi i sfidës ndaj PSG, ku me tre golat e tij arriti të kualifikojë Real Madridin për në fazën tjetër të Champions-it. Si rrjedhojë francezi mori topin me vete për këtë arritje.

Në dhomat e zhveshjes sulmuesi i dha topin shokëve të tij të skuadrës në mënyrë që të merrte një autograf nga secili. I veçantë ishte mesazhi i Eden Hazardit. Belgu përveç autografit të tij, kishte shkruar dhe një mesazh në gjuhën franceze.

“Të dua”, kishte shkruar, por o vetëm ai pasi dhe lojtarët e tjerë lanë nga një mesazh.

“Je njish, je më i miri në botë. Karim numër një”, ishin disa prej shkrimeve në top.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat