Një pezullim prej katër ndeshjesh për tifozerinë e Skënderbeut

Futboll

Një pezullim prej katër ndeshjesh për tifozerinë e Skënderbeut

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:33
Një pezullim prej katër ndeshjesh për tifozerinë e Skënderbeut

Komisioni i Disiplinës publikoi vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar. Bie në sy se katër skuadra të Superiores janë dënuar me gjobë dhe jo vetëm për shkak të sjelljes së gabuar të tifozerisë së tyre.

Fjala është për Tiranën, Partizanin, Egnatian dhe Skënderbeun. Por, më rëndë e kanë pësuar korçarët, tifozeria e të cilëve goditi anësorin dhe bëri që ndeshje ndaj Dinamos të ndërpritej për disa minuta.

Kështu, Disiplina vendosi një pezullim prej katër ndeshjesh për tifozerinë e Skënderbeut, megjithatë pas shlyerjes së gjysmës së dënimit, atëherë do të aplikohet pezullimi me kusht dhe në rast përsëritje dënimi do të jetë më i rëndë. Nga ana tjetër, nuk mungojnë masat e marra edhe në nivelet më inferiore, por edhe në futbollin e moshave.

Vendimet

KF Tirana për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Skenderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në aplikim të Nenit 32 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të Nenit 32/4 të KDS do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Lojtari i FK Tomorit, Sali Kumani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

KF Turbina U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21 kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21 kundër KF Tirana U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i FC Gramozi, Rigels Kamber, për provokim  të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Kelcyra, Daniel Karepi për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i AF Shqiponjat 2017 – U17, Florian Likja për protestë me gjeste ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Besëlidhja U-17, Algert Dushi për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit në ndeshje, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj për protestë me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Football Republic U-19, Enes Doku, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Vllaznia U-19, Klaudio Kodra për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës se lojtarit te KF Korabi Nikolin Duka për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat