Haaland e ka zgjedhur ekipin e ri?

Futboll

Haaland e ka zgjedhur ekipin e ri?

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:23
Haaland e ka zgjedhur ekipin e ri?

Erling Haaland do të largohet nga Dortmund këtë verë.

Mediat  shkruajnë se futbollisti i shumëkëruar do të firmosë një kontratë me anglezët e Manchester City-t.

Burime në Gjermani i kanë thënë për Sportsmail se tani presin që 21-vjeçari të zgjedhë një kalim në Etihad Stadium. Ata thonë se kushtet personale janë diskutuar dhe kontrata e transferimit është gati për t'u nënshkruar nga drejtuesit e Cityt.

Haaland ka një klauzolë lirimi prej 63 milionë paundësh në kontratën e tij me Dortmundin, ndërsa agjenti i lojtarit, Mino Raiola, do të fitojë gjithashtu një pagesë të konsiderueshme. Këto tarifa, plus një bonus nënshkrimi, ka të ngjarë të çojnë shpenzimet totale në 100 milion paundë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat