Wenger: E kam thënë se Mbappe është Pele i ri

Futboll

Wenger: E kam thënë se Mbappe është Pele i ri

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:25
Wenger: E kam thënë se Mbappe është Pele i ri

Arsene Wenger, ish-trajneri i famshëm i Arsenal ka theksuar së fundmi se sipas mendimit të tij Kylian Mbappe është më i fortë se Erling Haaland.

Francezi shprehet se sulmuesi i PSG i ka kujtuar një legjendë botërore si Pele në momentin kur e ka parë të luajë për herë të parë, ndërsa shtoi 23-vjeçari di të lexojë shumë mirë situatat gjatë një ndeshje.

“Mbappe është një lojtar të cilin e ke të pamundur ta ndalësh, këtë e vërtetoi edhe kundër Real Madrid.

Për momentin është më i fortë se Haaland, nëse shohim numrat e tij apo atë që ka fituar me kombëtaren dhe kuptojmë se është vetëm 23 vjeç atëherë do të thotë se është diçka e jashtëzakonshme.

Pasuesi i Messit dhe Ronaldos? Po, është numri një. Edhe pse kur e kam parë për herë të parë të luajë, kam thënë se kemi përballë Pelen e ri dhe të gjithë menduan se unë isha i çmendur. Por, ai është duke arritur një nivel shumë të lartë. Është i shkëlqyer dhe ka shumë fantazi, jo vetëm shpejtësi.

Është inteligjent, ka teknikë dhe e gjen shumë mirë kohën për të sulmuar, di t’i lexojë shumë shpejt situatat e lojës, Mbappe është një shpirt i lirë”, u shpreh Wenger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat