Motta me elozhe për Manajn

Futboll

Motta me elozhe për Manajn

Më: 17 mars 2022 Në ora: 17:24
Motta me elozhe për Manajn

Rey Manaj është duke u shndërruar ndeshje pas ndeshje në një nga protagonistët kryesorë të Spezias në kampionatin Italian, teksa edhe në fundjavën e skaluar sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë gjeti rrugën e rrjetës duke mbërritur në kuotën e katër golave sezonalë.

Ndërkaq, sfidën e radhës Spezia e luan ndaj Cagliarit, teksa trajneri Thiago Motta në konferencë për shtyp theksoi se vendin e tij në skuadër, Manaj e ka fituar me punë.

“Gjithçka ka arritur deri në këtë pikë të karrierës, ka qenë vetëm për meritë të tij. Manaj luante pak në fillimin e sezonit, por tashmë ka gjetur vendin në skuadër dhe këtë e ka arritur me punë.

Është një djalosh i cili mund të jetë protagonist nga fillimi i ndeshjes, por edhe në vazhdimësinë e saj ashtu siç bëri kundër Cagliarit. Thjesht duhet të vazhdojë në këtë rrugë”, u shpreh Motta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat