Vazhdon periudha e keqe për Ramos

Futboll

Vazhdon periudha e keqe për Ramos

Më: 17 mars 2022 Në ora: 18:25
Vazhdon periudha e keqe për Ramos

Sergio Ramos nuk po kalon një periudhë të mirë në karrierën e tij. Lamtumira nga Real Madrid dhe transferimi te Paris Saint-Germain nuk po rezultojnë vendime pozitive për mbrojtësin spanjoll.

Ish-kapiteni i Los Blancos është përndjekur nga dëmtimet në këtë sezon dhe nuk ka mundur të ndihmojë francezët me eksperiencën e tij.

Periudha e keqe vazhdon edhe jashtë fushës për Sergio Ramos. Gjykata Supreme spanjolle, në fakt, ka marrë  një vendim kundër futbollistit në gjyqin që kishte me toreadorin Fran Rivera.

Është mbyllur kështu një betejë ligjore që ka filluar në 2012-ën, kur këshilli administrativ i bashkisë së Seviljes i ka dhënë menaxhimin e tregut gastronomik La lonja del barranco një kompanie në pronësi të Rivera-s, duke përjashtuar atë të mbrojtësit të PSG-së.

Ramos ka bërë menjëherë ankesë, duke thënë se Rivera kishte borxhe me administratën publike pavarësisht se i ishte dhënë menaxhimi për 25 vite, me një taksë vjetore prej 250 mijë eurosh.

Për Gjykatën Supreme, kërkesa e Sergio Ramos “nuk ka patur një motivim të mjaftueshëm” dhe tenderi është dhënë në mënyrë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat