Ferizaj përgatitet për derbin e madh, kundër Vushtrrisë 

Futboll

Ferizaj përgatitet për derbin e madh, kundër Vushtrrisë 

Nga: K.G. Më: 23 mars 2022 Në ora: 14:55
Ferizaj përgatitet për derbin e madh, kundër Vushtrrisë 

Ferizaj po përgatitet për derbin e madh të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.

Ferizaj - Vushtrria, skuadra që synojnë rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Ballafaqimi mes këtyre skuadrave do të jetë i nxehtë në luftë për vendin e parë.

Pas 19 jave Ferizaj kryeson me 40 pikë, një më shumë se Vushtrria.

“Bardhë e kaltërtit' i rikthehen punës! 

Pas ndeshjes së zhvilluar në ditën e diel, trajneri Arbnor Morina iu dha dy ditë pushim futbollistëve, për t'u kthyer sot kur skuadra jonë e zhvilloi seancën e parë stërvitore për këtë javë, e cila zgjati afro dy orë. 

Stërvitjet do të jenë me intensitet të lartë, për t'i mbajtur futbollistët në formë të lartë pasi në javën e ardhshme na pret ndeshja derbi, kundër ndjekësit tonë në garën për Superligë, KF Vushtrrinë. 

Në stërvitje ishin të gjithë futbollistët, ku ishte një atmosferë shumë e mirë dhe stërvitjet shkuan sipas planit të shtabit teknik”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat