Ish lojtari i njohur, e rrahu dhe ofendoi pasi refuzoi të bënte marrëdhënie me të...

Futboll

Ish lojtari i njohur, e rrahu dhe ofendoi pasi refuzoi të bënte marrëdhënie me të...

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:29
Ish lojtari i njohur, e rrahu dhe ofendoi pasi refuzoi të bënte marrëdhënie me të...

Claudio Caniggia, ish-sulmuesi i kombëtares së Argjentinës është në syrin e të gjithëve pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëshortja e tij, Mariana Nanis me të cilën ka qenë i martuar prej 31 vitesh dhe ka tre fëmijë.

Ish-bashkëshortja e akuzoi atë për përdhunim dhe kërcënim me vdekje. Episodi daton në maj të vitit 2018 dhe ndodhi në një dhomë hoteli.

Sipas prokurorit të çështjes, Claudio Caniggiai e rrahu dhe ofendoi gruan pasi ajo refuzoi të bënte marrëdhënie seksuale me të. Më pas ai e kërcënoi se do ta vriste.

55-vjeçari i cili është aktivizuar edhe me Atalantën i ka mohuar akuzat dhe sipas asaj që raporton “La Nacion” ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij se ka sajuar të gjithë historinë, duke deklaruar se synon ta padisë atë për dëshmi të rreme.

Caniggia është e martuar me modelen Sofia Boneli që nga viti 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat