“Marsi i rezistencës, lavdisë, krenarisë dhe fitores” - Mesazhi i Dardanëve

Futboll

“Marsi i rezistencës, lavdisë, krenarisë dhe fitores” - Mesazhi i Dardanëve

Më: 24 mars 2022 Në ora: 18:15
“Marsi i rezistencës, lavdisë, krenarisë dhe fitores” – Mesazhi i Dardanëve

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanë shpalosur koreografinë për ndeshjen me Burkina Fason.

Kosova për pak çaste do të përballet me kombëtaren afrikane në ndeshje miqësore, njëherit e para për vitin 2022.

Tifozeria e flaktë e Kosovës kanë shfaqur disa numra, ndërsa në mesazin e tyre thuhet: “Marsi i rezistencës, lavdisë, krenarisë, fitores”.

Ndryshe, para fillimit të takimit është mbajtur një minutë heshtje në gjithë stadiumin për nder të ish-sekretares së shtetit amerikan, Medeline Albright e cila vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat