Bunjaki: Kemi thënë se Sllovenia do të tentojë vetëm fitoren

Futboll

Bunjaki: Kemi thënë se Sllovenia do të tentojë vetëm fitoren

Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:35
Bunjaki: Kemi thënë se Sllovenia do të tentojë vetëm fitoren

Kombëtarja e Kosovës U21 ka zhvilluar ndeshjen e parë të vitit 2022, ku është përballur me Slloveninë U21.

Dardanët nuk kanë arritur më shumë se një barazim 0-0 në një sfidë të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Trajneri i Kosovës U21, Albert Bunjaku ka thënë se ka mbetur i kënaqur nga ajo që treguan futbollistët në fushë.

“Jam i lumtur në bazë të paraqitjes në pjesën e dytë dhe situatës që ka qenë, pasi kemi pasur 2-3 ushtrime gjithsej. Luajtëm ndaj një Sllovenie që e ka një gjeneratë jashtëzakonisht të mirë”.

“Probleme me këtë përfaqësuese kanë pasur edhe ekipe si Anglia. Kjo ka qenë forma e vetme për të luajtur, madje kemi mundur shumë lehtë të vijmë deri te goli”, deklaroi Bunjaku.

“Kemi bërë disa testime në ushtrime dhe e kemi ditur fuqinë e Sllovenisë. Janë disa pjesë të vështira për t’u mbuluar. Ne në pjesën e parë nuk arritëm në pozicione dhe ata u treguan edhe më të mirë se që janë. Durimi ka qenë një pjesë tjetër që e kemi diskutuar. Kemi thënë se Sllovenia do të tentojë vetëm fitoren dhe e kemi ditur se do të krijohen hapësirat”, u shpreh Bunjaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat