Broja po kalon një nga periudhat më të mira

Futboll

Broja po kalon një nga periudhat më të mira

Më: 30 mars 2022 Në ora: 14:48
Broja po kalon një nga periudhat më të mira

Armando Broja po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, teksa falë paraqitjeve mbresëlënëse, 20-vjeçari është aktivizuar në dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Spanjës në Barcelonë dhe kundër Gjeorgjisë në Tiranë si titullar.

Klubi i tij Sauthemptoni ka postuar një foto në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”.

Pra, foton e Armando Brojës me fanellën e Shqipërisë ku gjithashtu edhe të disa lojtarëve të tjerë të ekipit ku janë aktivizuar me kombëtaret e tyre respektive.

Aktualisht gjatë këtij sezoni në të gjitha kompeticionet me fanellën e Sauthemptonit, Armando Broja është aktivizuar në 31 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 1 asist për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat