Disa lojtarë zviceranë e duan në grup Argjentinën e Messit 

Futboll

Disa lojtarë zviceranë e duan në grup Argjentinën e Messit 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2022 Në ora: 23:27
Disa lojtarë zviceranë e duan në grup Argjentinën e Messit 

Nesër (e premte, 18.00) do të hidhet shorti për Kampionatin Botëror në futboll. 

Kombëtarja e Zvicrës është në vazon 2 dhe për këtë arsye nuk mund të takohet me Gjermaninë apo Holandën. Legjendat Lothar Matthäus dhe Cafu do të asistojnë në short, ashtu si edhe ish-futbollistë të tjerë si Jay-Jay Okocha (Nigeri) dhe Tim Cahill (Australi), shkruan “Blick”. 

Për qendërmbrojtësin Manuel Akanji do të donte Argjentinën, Iranin dhe Kanadanë. Ai shpjegon: “Unë nuk jam përballur me asnjë nga këta kundërshtarë dhe të gjithë do të ishin nga një kontinent tjetër. Disa prej nesh luajtën kundër Argjentinës në Kupën e Botës - 2014”.

Sulmuesi Breel Embolo gjithashtu dëshiron të tërhiqet në short me Argjentinën. Ndoshta do të jetë Botërori i fundit i Lionel Messit. 

Djibril Sow gjithashtu do të donte të ketë në grup Argjentinën. 

Mbrojtësi Ricardo Rodriguez, tha: “Katari, Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite. Sepse nuk kam luajtur kurrë kundër tyre”.

Mesfushori Steven Zuber do të donte të kishte “Anglinë për shkak të humbjes së tyre të fundit në “Wembley”. Senegali sepse dua të luaj kundër Manes. Dhe Ekuadori, kështu që ne mund të merrnim një ekip nga Amerika e Jugut".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat