Honda ka zbuluar edhe një prapaskenë

Futboll

Honda ka zbuluar edhe një prapaskenë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 14:28
Honda ka zbuluar edhe një prapaskenë

Në moshën pothuajse 36 vjeç, që do t’i mbushë në qershor, Keisuke Honda është një vullkan me ide dhe projektesh. Nuk është akoma zyrtarisht një ish-futbollist, pavarësisht se është pa ekip nga nëntori i kaluar, ish-lojtari i Milan-it është bërë trajner i Kamboxhias, por është edhe një sipërmarrës i suksesshëm.

Një nga futbollistët japonezë më të fortë i të gjitha kohërave ka ripërshkuar etapat e karrierës së tij në një intervistë të dhënë për AS.

“Ëndrra ime ka qenë që të luaja me Real Madrid, ku luanin Raul, Ronaldo, Zidane… Zizou ishte idhulli im në fëmijëri. Edhe kur luaja te Milan-i shpresoja të vinte Real madrid. I thoja vetes se duhej të bëja mirë nëse doja që ëndrra të realizohej. Fatkeqësisht, nuk ka ndodhur”.

Honda ka zbuluar edhe një prapaskenë në lidhje me Mario Balotelli-n, shok skuadre për pak muaj në 2014-ën.

“Mario është një djalë i mirë, nuk është personi që duket nga jashtë. Kishte një talent të madh, por problemi ishte se donte të bënte gjithmonë atë që donte.

“Ne japonezët kemi shumë durim, unë kam kërkuar për një kohë të gjatë t’i shpjegoja se nuk mjaftonte talenti për të patur sukses. Ai më dëgjonte, por nuk ka patur një karrierë në lartësinë e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat