Arsenali dhe Unitedi e duan lojtarin

Futboll

Arsenali dhe Unitedi e duan lojtarin

Më: 5 prill 2022 Në ora: 17:36
Arsenali dhe Unitedi e duan lojtarin

Dy klubet e mëdha të Premier League-s, raportohet se janë të interesuar për yllin e Napolit, Victor Osimhen.

Mediet italiane të martën shkruajnë se Arsenali dhe Manchester United synojnë ta transferojnë Osimhen.

Osimhen është duke bërë një sezon të madh me napolitanët, duke ndezur interesimin e top-klubeve evropiane përfshirë edhe ‘Topçinjtë’ dhe ‘Djajtë e Kuq’.

Arsenali dhe United thuhet se tashmë janë duke përgatitur ofertën për nigerianin.

Kujtojmë se në janarin e kaluar, Napoli kishte refuzuar ofertën e Newcastle në vlerë prej 80 milionë euro për Osimhen.

Megjithatë, siç raportohet, klubi nga ‘Diego Maradona’ do të pranonte shitjen e lojtarit për çmimin 120 milionë euro.

Arsenali dhe Unitedi duket se kanë hyrë seriozisht në garë për yllin e skuadrës italiane, të cilin synojnë ta blejnë gjatë kësaj verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat