Edhe Botman dhe Schlotterbeck në listën e Conte-s

Futboll

Edhe Botman dhe Schlotterbeck në listën e Conte-s

Më: 7 prill 2022 Në ora: 17:15
Edhe Botman dhe Schlotterbeck në listën e Conte-s

Tekniku italian është i interesuar për futbollistin e ‘Neraurzëve’, Alessandro Bastoni.

Trajneri i ‘Spurs’ tashmë është duke menduar për përforcime të reja në skuadrën e tij.

Bastoni mësohet se është në listën e Conte-s. Strategu italian e njeh mirë lojtarin të cilin e kishte transferuar në Inter e më pas Bastoni u bë pjesë e Kombëtares së Italisë.

Krahas yllit të Interit, Conte është duke i monitoruar edhe mbrojtësin e Lille-s, Sven Botman dhe Nico Schlotterbeck e SC Freiburg.

Siç raportohet, tashmë Conte i ka dhënë dritën e gjelbërt drejtuesve të Interit që të nisin negociatat me Bastonin, derisa Botman dhe Schlotterbeck janë plani B i strategut italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat