Gilardino foli edhe për eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës

Futboll

Gilardino foli edhe për eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:45
Gilardino foli edhe për eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës

I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Il Mattino”, Alberto Gilardino vlerësoi punën e Luciano Spalletti: “Ai krijoi një grup të fortë dhe i dha një identitet Napolit, duke lartësuar lojtarët. Pastaj, ai është klasiku toskan.

Nuk më mungojnë kurrë konferencat e tij për shtyp, sepse gjithmonë ju tregon çfarë mendon ai. Shpresoj që së shpejti të shkoj dhe ta studioj në fushë në Napoli. Ai është një trajner guximtar. Në ditët e sotme është cilësia më e rëndësishme për një trajner që dëshiron të fitojë”.

Gilardino foli edhe për eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës dhe elementët nga të cilët duhet t’ia fillojë sërish: “Scamacca, Raspadori, Zaniolo dhe Kean përfaqësojnë të ardhmen, por duhet të rriten ende shumë. Si? Të luajnë në vazhdimësi.

Për sulmuesit është gjithmonë çështje ciklesh. Tani duket se ‘9’ fals ka dalë nga moda dhe qendërsulmuesi i fortë fizikisht mund të jetë sërish vendimtar. Eliminimi? Ishte moment shumë i hidhur. Shkova në Palermo, isha në stadium për ta parë ndeshjen dhe prisja të ishim 3-0 përpara në fund të pjesës së parë.

Për fat të keq nuk ndodhi dhe tani duhet të rifillojmë me Mancinin, që më duket njeriu i duhur për të hapur një cikël i ri. Duhet të fillojmë nga themelet dhe shpresoj se kjo humbje mund të jetë e dobishme për t’i bërë të gjithë të mendojnë se si të rinisin futbollin në Itali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat