Të ardhura në horizont për Milanin

Futboll

Të ardhura në horizont për Milanin

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:30
Të ardhura në horizont për Milanin

Milani arkëton shumën e konsiderueshme!

Të ardhura në horizont për Milanin. Eintrachti i Frankfurtit mësohet se ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të Jens-Petter Hauge.

Marrëveshja mes palëve parashikon që blerja e lojtarit të bëhet e detyrueshme kur klubi gjerman të arrijë të sigurojë mbijetesën në Bundesligë.

Aktualisht skuadra e drejtuar nga Oliver Glasner ka 13 pikë diferencë nga Arminia Bielefeld, që mban vendin e 16-të në tabelën e renditjes me 26 pikë të grumbulluara, kur duhen edhe 5 javë nga përfundimi i kampionatit.

Kur gjithçka të përfundojë, klubi gjerman do të derdhë në arkat e kuqezinjve shumën e 12 milionë eurove për Hauge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat