Knutsen pretendon se Santos tentoi ta mbyste

Futboll

Knutsen pretendon se Santos tentoi ta mbyste

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:18
Knutsen pretendon se Santos tentoi ta mbyste

Kaosi që shpërtheu pas ndeshjes së parë çerekfinale të “Conference League” mes Bodo dhe Roma vazhdon të diskutohet. UEFA ka refuzuar ankesën e klubit norvegjez në lidhje me skualifikimin e përkohshëm të trajnerit Knutsen.

Ky i fundit është i akuzuar nga Roma se ka sulmuar trajnerin e portierëve verdhekuq, Nuno Santos, i skualifikuar gjithashtu, në pritje të mbylljes së hetimit etik dhe disiplinor.

Ndërkohë, “Independent” ka publikuar një video nga momentet e nxehta në tunelin e dhomave të zhveshjes, ku shihet nga dera e xhamit shpërthimi i sherrit mes të dyve.

Knutsen pretendon se Santos tentoi ta mbyste, duke u vënë duart në fyt; ndërsa trajneri i portierëve raportoi për një grusht në fytyrë nga trajneri kundërshtar. UEFA po shikon të gjitha videot dhe po punon për një vendim përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat