Prishtina nuk është vetvetja! 100 vjetori pa titull por jo edhe 200 vjetori në vitin 2122!

Futboll

Prishtina nuk është vetvetja! 100 vjetori pa titull por jo edhe 200 vjetori në vitin 2122!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2022 Në ora: 19:07
Prishtina nuk është vetvetja! 100 vjetori pa titull por jo edhe 200 vjetori në vitin 2122!

FC Prishtina dikur dhe sot! Prishtina e krenarisë në vitet e 80-ta, në kohën e okupimit dhe pas luftës për disa vite! Prishtina sot nuk është vetvetja! Ka vite që ka humbur shkëlqimin, hiq titullin që e fitoi në vitin e kaluar me trajnerin Zekirja Ramadani. 

Prishtina po lundron në ujërat e turbullta të rezultateve, sot mori edhe një flakaresh të rëndë, eliminohet nga Kupa e Kosovës!

E dhimbshme për një klub të madh, për klubin më të trofeshëm, për një klub që ka histori të hatashme. Bardhekaltrit sivjet kremtojnë 100 vjetorin e themelimit, por pa as një trofe, as kampion as fitues i Kupës së Kosovës. 

Prishtina nuk është Prishtina e dikurshme, për shumë arsye! E para, Prishtina sot do të duhej të ishte një Dinamo e Zagrebit për Ballkan.

E dyta, Prishtina sot do të duhej të kishte akademinë ndër më të fuqishmet në Ballkan, “prodhuese” e talenteve, por nuk e ka! E treta, Prishtina, do ta kremtojë 100 vjetorin e themelimit, por deri me tani nuk e ka as monografinë e saj të shkruar e të botuar! Prishtina, dikur krenari, sot me 100 probleme të mëdha. Edhe tifozët “Plisat” janë zemërthyer, sepse të gjithë ata kanë pritur se në 100 vjetorin e themelimit, do të festojnë me trofe!

Prishtina do të festojë pa trofe 100 vjetorin e themelimit, një shekull ekzistimi.

Prishtina tani duhet të pres 200 vjetorin e themelimit, atëkohë të kremtojnë me titull, nëse jo edhe në vitin 2122, atëherë 2222 do të shënonin një kapitull interesant, me 4 dysha (viti 2222)! 

E katërta, Prishtina duhet të këndellet, të kërkojë planin afatgjatë, të paktën 4-vjeçar, çfarë po do më tej. Kah po shkojnë?

Prishtina nuk është Dinamo e Zagrebit! Prishtina nuk është Prishtinë në bazë të renomesë, në bazë të rezultateve.
Prishtina më shumë halle, edhe pa stadium dhe me probleme të brendshme! Gjithnjë e më shumë po shtohen hallet e një klubit, që sot u desh të jetë pothuajse deri diku një Dinamo e Zagrebit.

Ku nisi mallkimi i Prishtinës? Pas largimit të kryetrajnerit Afrim Tovërlani, u desh të presin nëntë vite për t’u bërë kampion i ri. Prishtina e famshme, sot po mendon si ta ruajë vendin e pestë në 100 vjetorin e themelimit!

Prishtina duhet të kërkojë të gjithë shkaktarë e kësaj situate, që e kanë prurë në këtë pikë ku është sot!

Prishtina nuk është vetvetja! 100 vjetori pa titull por jo edhe 200 vjetori në vitin 2122! Le të përgatiten për 200 vjetorin, për vitin 2122! Pas 100 viteve kremtja do të ketë lezetin e madh, sigurisht Prishtina do të bëhet me stadium me 100 mijë ulëse, kushedi në vitin 2122 si do të duket FC Prishtina e traditës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat