Je i Juventusit! Doli me të kuq pas akuzave

Futboll

Je i Juventusit! Doli me të kuq pas akuzave

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:02
Je i Juventusit! Doli me të kuq pas akuzave

Geri Medel e mbylli përpara kohe ndeshjen e fundit kundër Juventusit.

Lojtari kilian shpërtheu në protesta ndaj arbitrit pas vendimit të këtij të fundit për të akorduar 11 metërsh për bardhezinjtë.

“Je i Juventusit”, ishin fjalët e thëna nga Medel në drejtim të gjyqtarit, që shtynë këtë të fundit të jepte karton të kuq.

Si për të mos mjaftuar me kaq, lojtari i Bolonjës është ndëshkuar edhe nga Federata Italiane. Medel do të jetë i pezulluar për 2 ndeshje, si dhe duhet të paguajë një gjobë prej 5 mijë eurosh për fjalët e thëna në drejtim të arbitrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat