Përballja me Tiranën

Futboll

Përballja me Tiranën

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:26
Përballja me Tiranën

Kastrioti është skuadra e momentit në kampionatin shqiptarë, pasi në 5 ndeshjet e fundit ka arritur të marrë po aq fitore, duke grumbulluar pikë të rëndësishme për mbijetesën.

Në javën e 30-të krutanët vihen përballë kryesuesve të kampionatit, Tiranën, me sfidën që do të luhet në “Selman Stërmasi” ditën e diel, ora 16:45.

Për këtë takim te Kastrioti do të ketë mungesa me peshë, pasi sikur të mos mjaftonte pezullimi i trajnerit Emiliano Çela, por krutanët do të duhet të bëjnë llogaritë edhe pa sulmuesin kryesore të tyre.

Bëhet fjalë për brazilianin Kaina, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe këtë përballje do ta ndjekë nga tribuna, sikurse tekniku Çela që u ndëshkua me të kuq në përballjen me verilindorët.

Kujtojmë se Kastrioti ka arritur të koleksionojë 37 pikë, ndërsa pozicionohet në vendin e 6-të në klasifikim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat