Agim Ademi bën hapin tjetër të madh për futbollin e Kosovës 

Futboll

Agim Ademi bën hapin tjetër të madh për futbollin e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2022 Në ora: 18:46
Agim Ademi

Në vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar në futbollin e Kosovës, sidomos në rrafshin ndërkombëtar!

E para, nga FFK është bërë investim i madh në fusha të futbollit në disa qytete.

FFK ka realizuar projektin “12 fusha për 12 klube”, duke u siguruar atyre, fusha me bari sintetik të një kualiteti të lartë, me dimensione standarde (105/68 m).

Qytetet të cilat kanë përfituar nga ky projekt janë: Prishtina dy fusha, Gjilani dy fusha, ndërsa nga një fushë është investuar në Sadovinë / Viti, Ferizaj, Prizren, Klinë, Skenderaj, Mitrovicë, Lipjan dhe Podujevë.

E dyta, aplikimi i Sistemit VAR ka qenë prej fitoreve më të mëdha. Fitorja tjetër e madhe padyshim është se nga ky vit Kosova do të ketë 4 skuadra në garat evropiane. Por fitorja edhe më e madhe është për skuadrën kampione e cila nuk do të luajë në parakualifikuese por direkt në rrethin e parë të kualifikueseve në Champions League.

Jo me kaq, suksesi tjetër është se Superliga e Kosovës ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në renditje, pasi tani ndodhet në pozitën e 39-të, që është pozicioni më i mirë që nga anëtarësimi në UEFA.  Kur i shtohet se ka lënë pas Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Federatës ë Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nuk e ka ndërmend të ndalet, por misioni i tij është që të fuqizojë edhe më shumë futbollin, madje me theks të veçantë edhe në rritjen e kapaciteteve për shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Treguesi më i mirë është që ai sot u takua me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme sa i përket bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçmas në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në kryeqytet.

Projekti për rritjen e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”, dhënia e parcelave për ndërtimin e fushave të klubeve të kryeqytetit (Flamurtarit e Hajvalisë), si dhe parcela për ndërtimin e fushës dhe zyreve të LRF të Prishtinës, si dhe realizimi i projektit për futbollin në shkolla ishin temat kryesore të këtij takimi, e në të cilat të dyja palët u dakorduan plotësisht.

Ademi po bën edhe një hap tjetër të madh, me synime që futbollin të ngrit në standardet më të larta! 
Agim Ademi e FFK së bashku me klubet, po bëjnë punë të mëdha, për pak vite kanë rritur standardet e këtij sporti, një imazh i mirë edhe për vet shtetin tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat