Agim Ademi mori pjesë në inaugurimin e “Kukës Arena” 

Futboll

Agim Ademi mori pjesë në inaugurimin e “Kukës Arena” 

Më: 23 prill 2022 Në ora: 21:57
Agim Ademi mori pjesë në inaugurimin e “Kukës Arena” 

Me ftesë të presidentit të KF Kukësit, Safet Gjici dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, të shtunën, ka marrë pjesë në inaugurimin e stadiumit të ri “Kukës Arena”.

Kësisoj pas më shumë se dy vitesh skuadra kuksiane është rikthyer në shtëpinë e saj të re, ku është zhvilluar edhe ndeshja ndërmjet Kukësit dhe Laçit.

“Kukës Arena” është një tjetër vepër madhore e infrastrukturës sportive, investim i përbashkët i FSHF-së dhe Qeverisë shqiptare.

Image

 

Pjesë e inaugurimit ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, derisa tribunat e stadiumit ishin përplotë me tifozë, të cilët që një kohë të gjatë kishin pritur rikthimin e skuadrës së zemrës në qytetin e tyre.

Image

Para ndeshjes u mbajt edhe një program i pasur artistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat