Rrezikon sfidën me Milanin

Futboll

Rrezikon sfidën me Milanin

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:18
Rrezikon sfidën me Milanin

Lazio luan sot në mbrëmje një sfidë mjaft të vështirë si ajo ndaj Milanit.

Kuqezinjtë kanë humbur vendin e parë dhe një rezultat negativ me bardhekaltrit është një hap i hedhur mbrapa në rrugën drejt titullit kampion. Sigurisht që në ndeshje të tilla çdo lojtar dëshiron të jetë në fushë dhe këtu nuk bën përjashtim as Tomas Strakosha.

Megjithatë gjendja e tij fizike bën të rrezikojë përballjen me kuqezinjtë. Portieri shqiptar e ka përfunduar seancën e djeshme stërvitore në palestër, ndërsa në krahun tjetër Reina është rikthyer në dispozicion të Sarrit.

Por trajneri italian do të presë edhe mëngjesin e sotëm, ku në bazë të gjendjes së Strakoshës do të bëjë zgjedhjen  e tij për portën e Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat