Agim Ademi viziton në spital futbollistin që pësoi arrest kardiak

Futboll

Agim Ademi viziton në spital futbollistin që pësoi arrest kardiak

Nga: K.G. Më: 24 prill 2022 Në ora: 22:07
Agim Ademi viziton në spital futbollistin që pësoi arrest kardiak

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në orët e mbrëmjes, e ka vizituar futbollistin e Vllaznisë, Alban Rexhepi. 

Futbollisti sot pësoi arrest kardiak në ndeshjen me Flamurtarin Prishtinës.

“Në orët e mbrëmjes isha për vizitë në QKUK tek futbollisti i KF Vllaznia nga Pozherani, Alban Rexhepi.

Ai në ndeshjen e sotme në Ligën e Parë, Vllaznia - Flamurtari, shfaqi disa shenja shqetësimi në shëndet gjatë pjesës së dytë, derisa pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se ai kishte arrest kardiak dhe si rrjedhojë ishte e domosdoshme t'i vendoset një stentë.

Fatmirësisht Albani tashmë është në gjendje të mirë, falë intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor të QKUK-së.
E urova për ta tejkaluar sa më parë këtë gjendje si dhe ia shpreha gatishmërinë për ndihmë në rast nevoje në të gjitha format.

Urojmë që ai sa më parë të rikthehet pranë familjes, por edhe klubit dhe futbollit”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat