Ganiu priti Dacin, i dhurohet fanella e Westerlos

Futboll

Ganiu priti Dacin, i dhurohet fanella e Westerlos

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:28
Ganiu priti Dacin, i dhurohet fanella e Westerlos

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, priti sot në kabinetin e tij futbollistin e Westerlos dhe të reprezentacionit të Maqedonisë, Erdon Daci, shkruan Open-TV. Në shenjë respekti, Daci i dhuroi Ganiut fanellën e Westerlos, por edhe ky i fundit i ndau dhuratë. Në takim ka marrë pjesë edhe Sadat Daci, babai i Erdonit.

Erdon Daci është një futbollist mjaft i suksesshëm nga Shkupi dhe aktualisht luan për skuadrën WESTERLO të Belgjikës. Erdonin i cili është edhe reprezentatues i Maqedonisë së Veriut e mirëprita sot në Komunën e Çairit, me ç’rast më dhuroi fanellën e KVC WESTERLO.

Sulmuesin 23 vjeçar e përgëzova për suksesin e arritur dhe e inkurajova të vazhdojë të jetë një shembull i përkryer për gjeneratat e reja të sportistëve. Ndërkohë përkujtova se ne gjithmonë jemi në mbështetje të sporit dhe sidomos të sportistëve të rinj”, ka deklaruar Visar Ganiu, kryetar i Çairit.

Ndryshe, Daci me Westerlon nga sezoni i ardhshëm do të luajnë në Jupiler Pro League. Daci ishte golashënuesi më i mirë i Westerlos në ligën e dytë, ndërsa falë golave të tij kjo skuadër siguroi pjesëmarrjen në elitën e futbollit belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat