Shqiptarja po shkëlqen, klubi gjerman vazhdon kontratën...

Futboll

Shqiptarja po shkëlqen, klubi gjerman vazhdon kontratën...

Nga: K.G. Më: 26 prill 2022 Në ora: 16:14
Riola Xhemaili

Futbollistja e talentuar shqiptare, Riola Xhemaili (19 - vjeçare) ka vazhduar kontratën me SC Freiburg.

Xhemaili u transferua në ekipin gjerman në verën e kaluar dhe deri më tani ka bërë 18 paraqitje në Bundesligën e Femrave, shkruan në faqen e klubit. 

Reprezentuesja zvicerane ka pesë asistime këtë sezon dhe shënoi një gol para dy ditëve në Bundesliga.

“Riola është ende shumë e re dhe ka shumë talent. Më vjen mirë që dëshiron të vazhdojë zhvillimin e saj në klubin sportiv.

Ajo bëri kapërcimin nga Zvicra në Bundesligën gjermane. Tani ka të bëjë me vendosjen hap pas hapi në këtë ligë”, thotë kreu i departamentit të SC, Birgit Bauer-Schick.

Riola Xhemaili tha: “SC Freiburg vendos një standard për zhvillimin e lojtareve të reja.

Ndihem jashtëzakonisht rehat këtu dhe ndjej vlerësimin e të gjithë klubit. Do të doja të vazhdoja të ndjek këtë zhvillim pozitiv dhe të luaj një rol të madh për të qenë të barabartë me skuadrat më të mira në Gjermani”.

Nga klubi bien me lojtaren dakord që të mos zbulohej përmbajtja e kontratës.

Duhet theksuar se futbollistja me prejardhje nga Gjilani, të dielën që e lamë pas, shënoi për fitoren e Freiburgut  me rezultat 7:1 ndaj Sandit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat