UEFA e zgjedh lojtarin e ndeshjes

Futboll

UEFA e zgjedh lojtarin e ndeshjes

Më: 27 prill 2022 Në ora: 23:20
UEFA e zgjedh lojtarin e ndeshjes

Liverpooli shënoi fitore ndaj Villarrealit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Anfield Road” përfundoi me rezultatin 2:0.

Pavarësisht se nuk shënoi dhe nuk asistoi, Thiago Alcantara zhvilloi një paraqitje fantastike sonte.

Mesfushori spanjoll është zgjedhur edhe nga UEFA si lojtari i ndeshjes.

31-vjeçari luajti për 90 minuta sonte, teksa iu afrua golit në minutën e 42-të, por goditja e fuqishme e tij nga distanca u ndal nga shtylla.

Paneli i Vëzhguesve Teknik të UEFA-s për paraqitjen e tij tha: “Ai tregoi vizion dhe saktësi me pasimet e tij. Me top, ai ishte në gjendje të largohej nga kundërshtarët e tij dhe bëri sfida vendimtare kur kërkohej. Për 90 minuta, fusha ishte si sheshi i tij i lojërave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat