Gazetari italian tallet dhe e quan shqiptarin...

Futboll

Gazetari italian tallet dhe e quan shqiptarin...

Më: 30 prill 2022 Në ora: 13:27
Gazetari italian tallet dhe e quan shqiptarin...

Armando Broja është përfolur shumë në këtë kohë për kalimin te Napoli. Por nëse sulmuesi po e mendon dy herë këtë variant për shkakun se dëshiron aktivizimin te Chelsea, në krahun tjetër, edhe në Itali është opinioni sportiv i ndarë në dy kahe.

Nëse Broja do të shkojë te Napoli, do të zëvendësojë Osimhen që është kthyer në golashënues për skuadrën dhe për këtë arsye do të jetë e vështirë për sulmuesin shqiptar që të përballojë presionin. Për më tepër, media italiane janë në vendin e parë për “të shkatërruar” kur gjendesh në situatë të vështirë.

Madje që tani kanë nisur polemikat teksa gazetari napoletan, Paolo Del Genio, shprehet se shpreson se zëvendësimi i Brojës me Osimhen të jetë shaka, pasi sulmuesi shqiptar është shumë i ri për të harruar impaktin e nigerianit, për ta etiketuar të “dorës së dytë”.

Por për të dalë garant rreth Brojës ka menduar legjenda e Italisë, Gianfranco Zola. Një figurë që nuk ka nevojë për prezantim është shprehur se po flitet për një talent të vërtetë.

“Mund të them se duke folur me Cudicin vumë re përmirësimet e Armandos dhe te Southampton është bërë një talent i vërtetë”, tha Zola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat