Agim Ademi paralajmëron risi: Luftë nuk është duke u bërë...

Futboll

Agim Ademi paralajmëron risi: Luftë nuk është duke u bërë...

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2022 Në ora: 14:47
Agim Ademi

Futbolli i Kosovës ka shënuar ngritje në shumë rrafshe në vitet e fundit! 

Puna që bëhet me përkushtim nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me stafin e tij, administratën, klubet e deri të tifozët, ka dhënë frytet më të mira edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Në radhë të parë, Kosova shënon rritje me klube në renditjen e UEFA, po ashtu me 4 klube do të marrin pjesë në Kupat Evropiane. Kajmaku është që kampioni i Kosovës kualifikohet direkt në rrethin e parë të Champions League. 

Image

Stadiumi "Fadil Vokrri"

Agim Ademit iu është besuar edhe një mandat katërvjeçar dhe nga më shumë se 2-3 e votave.

Ai tha se në mandatin 4-vjeçar do të përkushtohet që futbolli të ngritë edhe më lartë.  Ademi ka treguar se kur do fillojnë punimet e stadiumit të ri, çfarë do të ndodhë me stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Adem Jashari”.

Po ashtu flet për synimet e Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve, a është duke bërë luftë për talente me Federatën e Futbollit Shqiptar dhe a është i kënaqur me selektorin e ri, si dhe a do të ketë prurje të reja të lojtarëve.  Agim Ademi paralajmëron risi edhe sa i përket stadiumeve! 

Bota sot”:  Z. Ademi, iu besua edhe një mandat katërvjeçar, cilat janë sfidat që iu presin?

Agim Ademi: Fillimisht është kënaqësi dhe nder për mu, që delegatët e kanë vlerësuar punën time. Realisht të kesh më shumë se 2-3 e delegatëve është kënaqësi dhe nder.

Përveç privilegj dhe nder, është edhe detyrim, për t’i realizuar sfidat, për t’i realizuar programet, për t’i realizuar ato të cilat i kemi premtuar, apo më mirë të themi për t’i vazhduar projektet të cilat janë për gjysmë, sigurisht që futbolli ka ende shumë punë dhe futbolli ende ka nevojat e veta jashtëzakonisht të mëdha, për të ecur rrugës së drejtë, për të ardhur në nivelin apo për t’iu afruar Evropës, për vet faktin se ne jemi në mangësi të infrastrukturës, të edukimit, pothuajse të gjitha nga pak krahasim me të. 

Image

Jam shumë i lumtur për katër vitet e para, kemi bërë aq shumë, domethënë që realisht këtu mund të mos jem modest hiq, mund them, pak kush e ka bërë sidomos në Ballkan asnjë federatë e vetme.

“Bota sot”: Përmendet infrastrukturën, flitet për rritjen e kapaciteteve të stadiumit ”Fadil Vokrri” dhe në anën tjetër çka po ndodhë me stadiumin e ri, a jeni në bisedime me Qeveri dhe kur pritet të fillojnë punimet?

Agim Ademi: Fillimisht kisha pas dëshirë dhe e kam lut ministrinë, ministrin personalisht që të merret me stadiume, të cilat i ka në punishte domethënë në vazhdimësi të punës së tyre.

Kur them stadiume, flas për stadiumin e Gjilanit, Besës së Pejës, Vëllaznimit të Gjakovës, Lirisë së Prizrenit, Mitrovicës i cili është vazhdim e sipër, pra stadiumi “Adem Jashari” dhe këto stadiume të përfundojnë në qytete të mëdha, t’i kategorizojmë këto stadiume, të mbërrijnë të paktën në kategorinë e dytë, ku me kategorinë e dytë, UEFA-së i mundëson klubet që t’i zhvillojnë ndeshjet ndërkombëtare. 

Ndërsa për stadiumet të tjera për kategorinë të katërt, të ekipet nacionale, për momentin e kemi vetëm stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ky ka mungesë të ulëseve, kërkesa e tifozëve apo e shikuesve është shumë më e madhe. Unë e kam bërë një projekt në bashkëpunim me komunën sigurisht që edhe me ministrinë do të bëjmë një projekt të përbashkët prapë, sepse dihet se këtë stadium ka investuar ministria dhe është pronë e komunës, ne vetëm i zhvillojmë aktivitetin aty.

Jemi në kontakt, kisha pas dëshirë të vazhdojmë memorandumet të tilla, të cilat i kem i tripalëshe, të përbashkëta, që ta shtojmë këtë stadium edhe për aq sa ka mundësi me ulëse.

Image

Stadiumi "Adem Jashari"

Çka do të thotë, kemi bërë një projekt, është diku rreth 8.000 ulëse, do të mbërrijnë numrin e ulëseve 22 mijë, që do të jetë një stadium besoj sadopak që do t’i zbut kërkesat. Pra jam shumë i interesuar të vazhdojmë punën në “Adem Jashari”, i cili po bëhet një stadium i kategorisë së katërt dhe është shumë mirë që po bëhet, për momentin si stadium alternativ, nëse nuk zhvillohet ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri”, e kemi në Shkodër. 

Sa i përket stadiumit nacional është krejt normale se nuk ka shtet që nuk e ka stadiumin nacional, ai është projekt krejtësisht i shtetit dhe ministrisë, është bë dhe besoj se do të vazhdohet puna edhe e atij stadiumi, por gjithsesi interesi i yni është që këto stadiume që janë përgjysmë të përfundojnë, të bëjmë fusha ndihmëse dhe të bëjmë kozmetikën e stadiumeve, kozmetikën sportive siç janë dritat, reflektorët dhe këto pjesë tjera sportive që bëhen dhe t’i rikthejmë garat e Superligës tonë në mbrëmje sidomos gjatë verës, ku do t’i japim mundësi edhe më shumë shikuesve, më të mirën, normalisht në kohën e mbrëmjes do të jenë edhe më të lirë për t’i shikuar ndeshjet e tyre, idhujt e tyre dhe ekipet e tyre nëpër qytetet e tyre. 

Stadiumi nacional, i cili është paraparë besoj se do rifillojë dhe do të përfundojë ashtu siç është planifikuar.  

“Bota sot”: A do të ndërtoni fusha edhe nëpër fshatra?

 Agim Ademi: Kemi realizuar realisht edhe më shumë fusha, nëse shohim sa fusha kemi realizuar, fusha sintetike stërvitore, mund them i bie sikur mandatin e mëparshëm që pata katërvjeçar, i bie që çdo tre muaj është ndërtuar nga një fushës stërvitore. 

Kështu që jo vetëm të Superligës e cila kemi dashur që të bëjmë fusha ndihmëse gjithkund, që të ruhen stadiumet ku zhvillohen ndeshjet për shkak se mirëmbajtja është shumë e vështirë këtu tek ne, edhe koha është e tilla dhe na duhen patjetër fusha sintetike.

Ne do të vazhdojmë edhe me ekipet e ligës së parë edhe do të vazhdojmë me ekipet e femrave aty ku ka nevojë, por gjithsesi kemi thënë në çdo cep të Kosovës ku regjistrohet një klub ne do të mundohem dhe do t’i afrojmë nga një fushë stërvitore që mund të zhvillojmë aktivitetin e tyre sa më mirë ekipet tona dhe futbollistët.

Bota sot”: Tani jeni në presionin e Ligës së Kombeve në Divizionin C, sa i sheh gjasat e Kosovës në përballjet me Greqinë, Irlandën Veriore dhe Qipron, sa janë gjasat reale që të arrini vendin e parë?

Agom Ademi: Jemi optimist gjithsesi, jo optimistë thjesht të pabazë sepse kur shohim në këtë kompeticion të ri, me një entuziazëm, trajner të ri e shtab teknik të ri dhe në formë futbollistët tanë, gati secili në ekipet e veta është ndër lojtarë kryesorë, me dy ndeshjet kontrolluese që i patëm, shpresoj dhe besoj shumë se Kosovën pikërisht në këtë kompeticion garave do të gjej në kualifikime.

“Bota sot”: Shihet një ofensivë për të prurë lojtarë nga diaspora në Kosovë. A po bëhet një luftë mes FFK-së dhe FFSh-së, por prurjen e talenteve, kur kihet parasysh se andej e këndej po luftohet për çdo talent jashtë vendi. Së fundi keni pru edhe Marmullakun... 

Agim Ademi: Realisht luftë nuk është duke u bërë, por kërkesa ka nga të gjitha anët, janë me fat futbollistë tanë të cilët e kanë mundësinë  për shembull që të zgjedhin në të dyja federata, por edhe në shtetin ku janë tani, po flasim gjithmonë për futbollistët që veprojnë në Evropë.

Unë jam shumë popullorë dhe kam qejf fjalë popullore mi përdorë shpesh herë, thonë: “Guri i rëndë peshon në vend vet”.

Jam shumë i lumtur që prind i kanë rritur këta fëmijë edhe pse i kanë lindur atje, i kanë rritur në frymën patriotike shqiptare - kosovare, të cilët realisht sikur duket iu ka ngelur merak që të kontribojnë ende për Kosovë dhe iu duket vetja që kanë kontribuar pak për Kosovë, përkundër krejt të mirat që i kemi nga diaspora, faktikisht fëmijët e tyre tash janë duke na bërë krenarë edhe vendin tonë dhe jam shumë i lumtur që ata po e zgjidhin Kosovën, i preferoj të gjithëve që të zgjedhin Kosovën, është vend i tyre, është prejardhje e tyre, vendlindja e baballarëve dhe e familjarëve të tyre, kështu që iu takon dhe gjithsesi më së miri do të ndihen në Kosovë.

“Bota sot”: Me ardhjen e selektori të ri Alain Giresse, Fitorja me rezultat 5:0 ndaj Burkina Fasos, barazimi 1:1 me Zvicrës, a mendoni se ka ndryshuar filozofia e loja?

Agim Ademi: Fillimisht mia me pëlqej dhe jam shumë i lumtur që është në formën e mirë, ekipi ka treguar lojë të mirë.

Gjithsesi edhe për një gjë jam shumë i lumtur sepse ka futur konkurrencë, si duket te gjithë futbollistët të cilët kanë qenë të grumbulluar kanë luajtur në këto dy ndeshje dhe të gjithë kanë treguar rezultat dhe klasin e tyre, dhe kjo do të thotë që Kosova ka një të ardhme dhe plus me të rinjtë që po vijnë dhe të rinjtë që po dalin çdo ditë, ka një të ardhme shumë të mirë, duke pasur parasysh se është një ekip e re për nga mosha, shpresoj shumë se kjo është pjekë kaq kohë sa kemi marrë në kompeticionin evropian, një botëror, realisht edhe Ligën e Kombeve, duke pasur parasysh këto kompeticione që kemi marrë pjesë, kemi krijuar një përvojë por edhe një kompaktësi të ekipit. Besoj shumë që Kosova shumë gjatë do të ketë apo do të jetë në pjesën e lavdishme ose pjesën më kryesore të kompeticionit ku merr pjesë.

“Bota sot”: A pritet këto ditë të ketë edhe prurje të reja?

Agim Ademi: Sigurisht kemi prurje të reja, sigurisht do të ketë prurje të reja, sepse jemi kontakt e sipërm në vazhdimësi me të gjithë futbollistë duke i përcjellë, domethënë i kemi njerëz tanë të cilët në të gjitha vendet i përcjellin futbollistët. Me gëzon fakti që shumë futbollistë paraqiten në webfaqen tonë, aty ku shkruan bëhu pjesë e Kosovës, ka shumë të cilët vullnetarisht paraqiten, ajo është kënaqësia më e madhe.

Ekipi kombëtar, ekipi i Kosovës është i të gjithëve, të gjithë kanë hise, jo vetëm ne që e kemi për detyrë dhe e kemi marrë obligim, për të udhëhequr e për ta organizuar këtë pjesë, por gjithsesi unë jap të drejtë, kanë pjesë të gjithë, që nga tifozët Dardan, edhe populli domethënë të gjithë sepse është pjesë e secilit, mund të them në një farë forme janë aksionarë të gjithë të këtij ekipi, popullata e gjerë, dardanët, shikuesit, të gjithë futbollistët, të gjitha ligat, klubet, mediat po e them përgjithësi i gjithë shteti, edhe qeveria edhe secili ku është pjesë e cila duhet të kontribuojnë, se është krenaria jonë dhe është diçka që ne po na bën krenar, më së miri po paraqitemi me sportin, shtetin tonë po e prezantojmë më sportin më së miri.

Image

Është shembull kryesorë i xhudos që kanë marrë sa e sa medalje, që i quajnë vajzat e arta ose gjenerata e artë, bashkë me Driton Kukajn dhe sigurisht edhe sporte tjera, por futbolli është sporti më masiv me të cilën një vend ku mund të. mblidhen 20 e më shumë mijë shikues, në atë 20 mijë mund të ketë gjithçka dhe jo rastësisht është në vendin e parë në botë, jo rastësish më i rëndësishmi dhe po ashtu rreth futbollit mblidhen të gjithë qoftë që i shohim biznesin, qeverinë, të gjithë opinionin, gjithë popullatën. 

“Bota sot”: Kosova për herë të parë me 4 ekipe në garat evropiane, a e keni pritur dhe kujt ia dedikoni këtë meritë?

Agim Ademi: Me të thënë të drejtën, gjithmonë nuk ia la suksesin vetes por ia lë edhe bashkëpunëtorëve të mi, sepse unë vetëm e udhëheqi, me bashkëpunëtorët e mi, një administratë fantastike që kemi, me menaxherë shumë të mirë, me futbollistët, po ashtu edhe me ekipet që kanë krijuar rezultate të mira, suksesi është i përbashkët.

Është e vërtetë, ne kemi kërkuar gjithmonë,  gjithmonë kemi kërkuar që të na rishikojnë ligën tonë, sepse liga jonë vlen më shumë se që është duke u trajtuar tash, është më klas se renditjen ku kemi, dhe po ashtu me vjen mirë ka ardhur edhe renditja këtë vit, renditja e cila i la pas shumë shtete të cilat kanë sa e sa vite në UEFA dhe FIFA dhe sigurisht që kjo renditje, ngritja e renditjes ka bë që edhe të ngritët edhe niveli i kësaj pjese që të shkoi me katër ekipe.

Në këtë kompeticion tri ekipe edhe fituesi i Kupës, do të thotë katër ekipe shkojnë, është privilegj për Kosovën që të kemi një ligë me 10  e të shkojnë 40 për qind në Evropë, përveç kënaqësi është privilegj, ekonomi për klube, edhe cilësi për klube gjithsesi edhe futbollin e Kosovës.

Ne do të vazhdojmë, ky është synimi ynë, njëri ndër synimet tona ngrirja e Superligës sa më lartë e mundshme, apo më mirë të themi të vjen Superliga në vendin që ka, besoj që Superliga jonë dallon prej pjesëve të tjera të rajonit. Mund të therm lirisht është në pjesën më të lartë apo më të vlerësuar nga UEFA e FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat