Lushtaku: I kam thënë lojtarëve se nuk është me rëndësi të luajmë mirë

Futboll

Lushtaku: I kam thënë lojtarëve se nuk është me rëndësi të luajmë mirë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:25
Lushtaku: I kam thënë lojtarëve se nuk është me rëndësi të luajmë mirë

Drenica ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës.

Kuqezinjtë mposhtën Llapin me rezultat minimal 1-0 në Skenderaj, shkruan Gazeta Olle. Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku potencoi se skuadra e tij ka marrë tre pikë shumë me rëndësi.

“Realisht ka qenë një ndeshje e vështirë, t’u e marrë përbazë që kishim një kundërshtar shumë të fortë. Ne e kemi përgatit ndeshjen shumë kujdesshëm, kemi luajtur një loje tërheqëse, kemi pritur gabimin e Llapit, kjo nuk ndodhi në pjesën e parë”, tha fillimisht Lushtaku për ‘Art Sport’.

“Në pjesën e dytë arritëm shënimin e golit, me rëndësi është që kemi fituar pikët e rëndësishme. Sot kemi biseduar me lojtarët, duke thënë se nuk është me rëndësi të luajmë mirë, por të fitojmë ndeshjen”, vazhdoi ai.

Në fund, Lushtaku foli edhe për ndeshjen ndaj Drenicës që luhet në vikend, e që është me rëndësi për mbijetesë.

“Edhe pse është kohë shumë e shkurtë – do të mundohemi të punojmë në aspektin psikologjik dhe taktik se si do ta zhvillojmë atë ndeshje, pasi është shumë me rëndësi. Unë shpresojë dhe kam besim. Ndaj Malisheves do ta kemi nga minuta e parë edhe Kreshnik Ukën”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat