I mbaron kontrata këtë verë

Futboll

I mbaron kontrata këtë verë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 15:29
I mbaron kontrata këtë verë

Christian Eriksen, i cili është rikthyer në nivelet e larta të futbollit europian pas atakut që pësoi në zemër gjatë Euro 2020-ës, tashmë është kërkuar nga disa klube.

Sipas raportimeve të medieve britanike, danezi do të dëshironte të zgjaste qëndrimin te Brentford, me të cilin ka kontratë deri në fund të muajit qershor.

Dëshira e Eriksen për të qëndruar te klubi anglez lidhet edhe me faktin se ai do që të luajë në Kupën e Botës Katar 2022.

Megjithatë, duke ditur rolin që mesfushori ka pasur në rezultatet pozitive të Brentford këtë sezon me shumë mundësia vazhdimësia do të ishte zgjidhja më e mirë për të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat