Shosholli: Herët shkoi në amshim nokaut - bomberi i Prishtinës

Futboll

Shosholli: Herët shkoi në amshim nokaut - bomberi i Prishtinës

Nga: K. G. Më: 10 maj 2022 Në ora: 20:09
Xhevdet Peci e Ajet Shosholli

Ish selektori i Kombëtares së Kosovës, Ajet Shosholli, ish kryetrajner i Prishtinës dhe disa skuadrave tjera, është i pikëlluar me humbjen e mikut dhe legjendës së boksit të Kosovës, Xhevdet Peci. 

Shosholli tha se Kosova mbetet pa një emër të madh të sportit, që solli suksese të mëdha me klubin e boksit Prishtina, pesë tituj të kampionit të ish Jugosllavisë.  

“Herët shkoi në amshim nokaut - bomberi i Prishtinës i cili shumicën e meçeve i fitoi me një goditje apo si thuhet në zhargonin e boksit me nokaut.

Ngushëllime për të gjithë komunitetin sportiv.

U prehsh në paqe dhe të qofte dheu i lehtë miku i im”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij n facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat