Ardhja e Haland, në Angli presin përgjigjen e Chelsea-t

Futboll

Ardhja e Haland, në Angli presin përgjigjen e Chelsea-t

Më: 11 maj 2022 Në ora: 18:51
Ardhja e Haland, në Angli presin përgjigjen e Chelsea-t

Rikthimi i Armando Brojës tek Chelsea duket jo pak i vështirësuar. Ardhja e pronarëve të rinj në klub, forma jo e mirë e ndeshjeve të fundit dhe mbi të gjitha, nënshkrimi i Manchester City me Erling Haland, kërkon një reagim të fortë nga londinezët. Kështu “Football London” i ka kushtuar një artikull kësaj çështje.

Sipas medias në fjalë, afrimi i Armando Brojës në skuadrën e Chelsea nuk do të ishte zgjedhja e vetme për t’iu kundërpërgjigjur norvegjezit që zgjodhi kalimin te qytetarët. “Tifozët duan rikthimin e Brojës në vend të Lukakut, por nuk do të mjaftonte. Broja është sulmues i mrekullueshëm, por sulmuesit e klasit botëror nuk bëhen brenda natës.

Sulmuesi shqiptar ka bërë emër si i huazuar te Southampton, por ka vetëm 9 gola në 37 ndeshje.

Në drejtimin e Tuchel mund ta dërgojë Chelsean në tokën e premtuar në një ditë, por rikthimi i tij në shtëpi, nuk do të bënte mrekulli që në sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, Karim Benzema dhe Leëandoëski janë alternativa më të mira për t’iu kundërpërgjigjur Haland”, shkruhet në artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat