Ademi priti kryetarin e Obiliqit

Futboll

Ademi priti kryetarin e Obiliqit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 22:48
Ademi priti kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nënkryetari Agim Dibrani kanë pritur sot kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i shoqëruar nga anëtarë të KF KEK-u.

I pari i Obiliqit e uroj presidentin Ademi për mandatin e ri në krye të FFK-së, teksa theksoi se nuk dyshon në suksesin dhe zhvillimin e futbollit kosovar nën drejtimin e tij.

Gjatë këtij takimi temë kryesoee ishte Kampi i të rinjve, i cili do të ndërtohet në Obiliq, me financim të UEFA-s.

Po ashtu u diskutua edhe për projektet tjera të bashkëpunimit në të mirë të futbollit dhe të rinjve të kësaj komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat