Zgjedh favoriten mes Liverpool-it dhe Real-it

Futboll

Zgjedh favoriten mes Liverpool-it dhe Real-it

Më: 28 maj 2022 Në ora: 16:22
Zgjedh favoriten mes Liverpool-it dhe Real-it

Momenti më i rëndësishëm  dhe më i pritur i sezonit  të futbollit europian ka ardhur më në fund. Mbrëmjen e sotme, Liverpool-i dhe Real Madrid do të sfidohen për finalen e Champions League.

Ish-lojtari i dy skuadrave, Steve McManaman (9 vite te Liverpool dhe 4 te Real Madrid), ka folur për ata që sipas tij do të jenë protagonistët dhe për ekipin që ai mendon se është favorit.

“Për mua është e vështirë të zgjedh, kam shumë miq në të dy krahët dhe do të jem i lumtur çfarëdo që të ndodhë”, ka thënë ish-futbollisti për Partidazo de Cope.

“Do të përballen dy skuadra shumë të mira, dua të shikoj spektakël, aksione, gola, pres shumë gola sepse të dy skuadrat kanë sulmues shumë të mirë.

“Dhe fitoftë ekipi më i mirë. Fitorja e Champions League me Real Madrid ka qenë një moment shumë special, por shikoj Liverpool-in favorit për mbrëmjen e sotme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat