Shabani kalon në radhët e Bregallnicës?

Futboll

Shabani kalon në radhët e Bregallnicës?

Më: 29 maj 2022 Në ora: 15:58
Shabani kalon në radhët e Bregallnicës?

Bunjamin Shabani, njëri prej futbollistëve më të mirë të Strugës Trim Lum, mund të bëjë një transferim te skuadra e Bregalnicës këtë verë. Drejtuesit e skuadrës nga Shtipi, janë duke negociuar me mesfushorin me përvojë, duke i dorëzuar një ofertë, e cila duhet të shqyrtohet nga Shabani, nëse do ta pranojë apo jo.

Për të ishte i interesuar edhe Sileksi, por tashmë në lëvizje është Struga Trim Lum, klubi që gjithashtu nuk do të heq dorë lehtë nga shërbimet e futbollistit që luajti shkëlqyeshëm për dy vite në fanellën e skuadrës strugane.

Ndryshe, Shabanit i ka skaduar kontrata me Strugën Trim Lum, kështu që tani struganët duan të negociojnë me Shabanin për një vazhdim të mundshëm të bashkëpunimit.

Ndryshe Bunjamin Shabani, ka luajtur për Milanin, Kulum Palo (Finlandë), Shkëndijën, Shkupin, Partizanin (Shqipëri), Shkupin, Renovën, Shirak (Armeni) dhe Dritën (Kosovë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat