Gurishta: Kam interesime nga kryqyteti, ju tregoj një sekret

Futboll

Gurishta: Kam interesime nga kryqyteti, ju tregoj një sekret

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 11:28
Gurishta: Kam interesime nga kryqyteti, ju tregoj një sekret

Ka përfunduar me rezultatin 2-1 finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit. “Air Albania” pushtohet nga festa kuqeblu pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit. Janë dashur 120 minuta lojë për të përcaktuar fituesin e këtij trofeu, i cili në fund përfundon në duart e Vllaznisë.

Laçi kaloi i pari në avantazh, teksa në minutën e 4-t, Guindo shtang Zogoviçin me golin e tij. Megjithatë kuqeblutë nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe kërkuan me ngulm golin, i cili erdhi në minutën e 17. Latifi u tregua i jashtëzakonshëm në krahë, nga ku dhuroi një asist perfekt për Hoxhajn. Ndërkohë goli i fitores do të vinte në minutën e 94-t, kur Adili shënoi një gol të çmendur nga distanca.

Një sukses i madh ky për Vllaznië, që me këtë fitore siguron edhe një biletë për në Kupat e Europës, objektiv të cilin nuk e mbërriti dot përmes kampionatit. Pas përfundimit të finales, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Gurishta (Vllaznia): “Po ndaj një sekret me ju. Kemi 4 ditë që jemi grumbulluar dhe në këto katër ditë u kam thënë të gjithë shokëve që kemi për të fituar. Të njëjtën ndjesi e kisha edhe me Partizanin. Që nga largim i Bradariçit skuadra kishtë pësuar një goditje psikologjike.

Isha i sigurt që do ta arrinim Europën. Në ndeshjen me Kukësin i kam thënë skuadrës që duhet të fitonim 2-0 për të shpresuar në kualifikimin nga kampionati. E dija që fund gara nuk do të ishte fair-play. Kjo Kupë më shijon më shumë, sepse kundërshtari ishte më i fortë. Interesim nga kryeqyteti? Interesim ka pasur. Unë jam në kontratë me Vllazninë. Nëse një skuadër dëshiron, duhe të paguajë kartonin te klubi.

Por unë e kam thënë që në Shqipëri nuk lëviz, qendroj vetëm te Vllaznia. Nëse vjen një ofertë nga jashtë, me gjithë dëshirë do të lëvizja, sepse kampionatet janë më cilësorë se ai i Shqipërisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat