Shmang burgun po do jetojë 5 vite pa mace

Futboll

Shmang burgun po do jetojë 5 vite pa mace

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 14:22
Shmang burgun po do jetojë 5 vite pa mace

Mbrojtësi francez Kurt Zuma i ka shpëtuar burgut për ngjarjet e disa muajve më parë kur postoi në rrjetet sociale një video duke ngacmuar dhe shkelmuar macen e tij. Lojtari i huazuar nga Çelsi te Uest hem, u kthye në një armik publik në Angli dhe sipas ligjit rrezikonte edhe burgun për shkak të keqtrajtimit të kafshëve.

Por ai u shfaq sot para gjykatës për të marrë vendimin, duke evituar më të keqen, pasi ndaj tij nuk u dha dënim me burg.

Ai pranoi fajin para gjykatës, pasi kishte shkelmuar dhe goditur macen sepse i kishte prishur një karrige. Macet e tij ndërkohë, që nga shkurti kur u bë publike video, janë marrë në mbrojtje nga shoqata e kafshëve.

Zuma u ndëshkua me 180 orë punë në komunitet, do të paguajë rreth 9 mijë paund si shpenzime gjyqi si dhe është ndaluar që për 5 vitet e ardhshme të mbajë mace në shtëpi. Vëllai i tij Joan, i cili ishte ai që filmoi videon dhe e publikoi, është dënuar me 140 orë punë sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat