Krasniqi priti karateistin, Elhami Shabani, pas suksesit në Evropian

Futboll

Krasniqi priti karateistin, Elhami Shabani, pas suksesit në Evropian

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:10
Krasniqi priti karateistin, Elhami Shabani, pas suksesit në Evropian

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga nënpresidenti Milaim Kelmendi, ka pritur ekspeditën e karatesë pas suksesit në Kampionatin Evropian të Karatesë, të mbajtur javën e kaluar në Gaziantep të Turqisë.

Karateisti Elhami Shabani fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -75 kilogramë. Ai shoqërohej bashkë me trajnerin Ylber Syla dhe drejtuesit e federatës, kryetarin Avni Gashi dhe sekretarin e përgjithshëm, Nazmi Gashi.

Presidenti Krasniqi ka përgëzuar Shabanin për suksesin që ia solli karatesë dhe Kosovës, duke thënë se medalja e fituar ishte shpërblim i punës dhe sakrificës shumë vjeçare në karrierën e tij.

Karateisti Shabani, duke falënderuar presidentin Krasniqi për pritjen dhe përkrahjen, foli për sfidat dhe rrugëtimin e vështirë që kishte nga lufta e parë deri në të fundit, e që në fund iu shpërblye me medaljen e parë të tillë për të.

Edhe trajneri Syla dhe kryetari Gashi vlerësuan lartë arritjen e Shabanit, por edhe paraqitjen e garuesve tjerë, të cilët me pak fat kanë mundur të jenë edhe në podium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat