Ylli i sulmit njofton largimin përfundimtar nga kombëtarja

Futboll

Ylli i sulmit njofton largimin përfundimtar nga kombëtarja

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 18:51
Ylli i sulmit njofton largimin përfundimtar nga kombëtarja

Angel di Maria pritet që të vendosë shpejt për skuadrën e tij të ardhshme, ku favorite është Juventusi dhe disa prej shokëve të tij të mundshëm të kombëtares do t’i gjejë përballë sot në mbrëmje.

“E ardhmja ime është ende për t’u shkruar pas largimit nga PSG-ja, por për momentin për dy gjëra jam i sigurt:

E para që pas Botërorit në Katar do t’i jap lamtumirën kombëtares. Ka ardhur koha që t’u hap rrugën të rinjve, përndryshe do të isha një egoist.

Dhe në të njëjtën kohë ëndërroj gjithashtu që karrierën time ta mbyll te Rozario, aty ku e nisa.

Për të tjerat duhet të vendos, ndonëse e thashë, dua të paktën edhe një tjetër vit të rëndësishëm në Europë, pasi ndiej që jam në formë dhe dua të jem gati në pritje të Kupës së Botës.”, u shpreh Di Maria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat