Agim Ademi me Përparim Ramën e inspektuam stadiumin disa orë para ndeshjes me Greqinë

Futboll

Agim Ademi me Përparim Ramën e inspektuam stadiumin disa orë para ndeshjes me Greqinë

Nga: K. G. Më: 5 qershor 2022 Në ora: 18:22
Agim Ademi me Përparim Ramën e inspektuam stadiumin disa orë para ndeshjes me Greqinë

Me kërshëri pritet përballja mes Kosovës dhe Greqisë, e cila luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, beson e shpreson në fitoren e Kombëtares së Kosovës, në takimin e xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës së Kombeve.  

“Sot gjatë tërë ditës qëndrova në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, afër stafit organizativ dhe tifozëve "Dardanët" para ndeshjes Kosovë - Greqi.

Bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e inspektuam stadiumin disa orë para ndeshjes dhe gjithçka po shkon si duhet.

Dardanët gati për spektakël!

Forca Kosovë! Përpara Dardanë!”, shkruan Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat