Kastrati: Me pak mundësi mund të marrim rezultate pozitive

Futboll

Kastrati: Me pak mundësi mund të marrim rezultate pozitive

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 23:14
Kastrati: Me pak mundësi mund të marrim rezultate pozitive

Për Lirim Kastratin Kosova nuk e meritonte që të humbiste ndaj Greqisë. Sulmuesi theksoi se tashmë duhet të marrin veten dhe të bëhen gati për takimin e radhës.

Duke folur për “Super Sport”, Kastrati shtoi se ekipi i “dardanëve” ka shumë cilësi dhe sipas tij me pak fat do ia dalin që të marrin rezultate pozitive.

Humbja: “Humbje e dhimbshme, nuk e kemi merituar, pasi ata nuk patën shumë raste. Por futbolli është kështu, mendoj se meritonim minimumi barazimin, na vjen shumë keq. Por duhet të rikuperohemi për ndeshjen tjetër.

Si ndjehesh në Kombëtare: “Unë gjithmonë jap maksimumin, jam i lumtur që luaj për kombëtaren dhe gjithmonë do jap maksimumin.”

Skuadra: “Kemi kualitet, kemi ekip të mirë, jemi në formë dhe me pak mundësi mund të marrim rezultate pozitive".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat