Imeri i jep lamtumirën Egnatias

Futboll

Imeri i jep lamtumirën Egnatias

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 13:10
Imeri i jep lamtumirën Egnatias

Demir Imeri i jep lamtumirën Egnatias.

Një nga mesfushorët më të rëndësishëm në radhët e rrogozhinasve për sezonin e kaluar po merr në konsideratë të luajë jashtë Shqipërisë në sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që mëson Supersport, ish-futbollisti i Vllaznisë ka dy opsione konkrete teksa një prej tyre është në Tajlandë dhe një tjetër në Korenë e Jugut. 26-vjeçari në të kaluarën ka provuar të luajë edhe në Ukrainë ku ka qenë pjesë e Olimpik Donetsk apo në Finlandë ku është aktivizuar me Kemi Kings, megjithatë kjo do të ishte hera e parë që mesfushori do të luante në një tjetër Kontinent.

Në këtë sezon të Superiores, Imeri është aktivizuar në 32 ndeshje ndërsa ka kontribuar edhe me 2 gola e 1 asist, ndërsa 1 gola tjetër e ka shënuar në Kupën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat