Media malazeze: Buduçnosti në Kosovë, Iskra kundër shqiptarëve, Deçiqi përballet me bjellorusët

Futboll

Media malazeze: Buduçnosti në Kosovë, Iskra kundër shqiptarëve, Deçiqi përballet me bjellorusët

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2022 Në ora: 16:52
Media malazeze: Buduçnosti në Kosovë, Iskra kundër shqiptarëve, Deçiqi përballet me bjellorusët

Media malazeze “Vijesti” shkruan për përballjet mes skuadrave malazeze dhe shqiptare. 

Karakteristikë është se Buduçnosti i Podgoricës ndeshet me  Llapin e Podujevës, ndërsa Iskra e Danillovgradit me Laçin e Shqipërisë dhe skuadra shqiptare nga Mali i Zi, Deçiqi i Tuzit, përballet me Dinamon e Minskit të Bjellorusisë. 

“Buduçnost është mikpritës në ndeshjen e parë, Iskra dhe Deçiqi janë mysafirë, në ndeshjen e rrethit të parë kualifikuese të Conference League. 

Llapi nga Podujeva fitoi një vend në skenën evropiane duke e fituar Kupën e Kosovës, ndërsa shqiptarët e Laçit verën e kaluar eliminuan Podgoricën (1:0 për Podgoricën në DG Arena, 3:0 pas ndeshjes së kthimit pas vazhdimeve), pastaj eliminoi Universitatea Craiovan e Rumanisë, para se të ndalej nga Anderlecht.

Laçi në një pjesë të sezonit të kaluar drejtohej nga Dejan Vukiçeviq, ndërsa lojtarë të rëndësishëm ishin Dejan Zarubica dhe Marko Roganoviq.
Dinamo Minsk ka qenë shtatë herë kampion i Bjellorusisë, nuk ka pasur shumë sukses në arenën evropiane dhe anëtar i atij klubi shtatë vite më parë ka qenë Fatos Beqiraj, lojtari aktual i ekipit të parë të Deçiqit.

Ndeshjet e xhiros së parë do të luhen më 7 dhe ato të kthimit në 14 korrik 14 korrik”, shkruan mes të tjera “Vijesti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat