Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zhalgiris - Ballkani

Futboll

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zhalgiris - Ballkani

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 11:10
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zhalgiris - Ballkani

Skuadra e Ballkanit takohet me ekipin lituanez, Zhalgiris në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ballkani dhe Zhalgiris do të ballafaqohen me 5 korrik në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani.

Klubi lituanez ka vënë në shitje biletat për ndeshjen e dytë që zhvillohet me 12 korrik.

Biletat për këtë ballafaqim kushtojnë nga 7 euro më e lira, deri në 49 euro – më e shtrenjta (VIP).

Kujtojmë se FC Ballkani akoma nuk ka vënë në shitje biletat për sfidën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat