Lojtari shqiptar lë Atalantën

Futboll

Lojtari shqiptar lë Atalantën

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 12:30
Erdis Kraja

Erdis Kraja ndryshon ambient këtë verë.

Lojtari shqiptar u nxorr në treg nga Atalanta dhe tashmë është gjetur akordi me Peskarën. “Tutto Atalanta” raporton “delfinët” kanë siguruar shërbimet e mesfushorit 22-vjeçar në formë huazimi.

Kraja ka një eksperiencë të mëparshme në Serinë C të Italisë, ku ka mbajtur veshur fanellën e Grosetos dhe Lekos.

Gjithashtu Kraja ishte pjesë e suksesit të Palermos që fitoi Serinë D në sezonin 2019/20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat