Bëhet baba për herë të dytë, ish-mesfushori i Kombëtares

Futboll

Bëhet baba për herë të dytë, ish-mesfushori i Kombëtares

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 14:03
Bëhet baba për herë të dytë, ish-mesfushori i Kombëtares

Dita e sotme është festë në familjen Xhaka.

Kjo pasi futbollisti i njohur, Taulant Xhaka është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e futbollistit disa orë më parë ka sjellë në jetë vajzën e tyre.

Lajmin e ka bërë me dije vetë mesfushori i Baselit me anë të një postimi në Instagram.

“Jemi më se të bekuar,”-shkruan Xhaka krahas fotos së vogëlushes së sapolindur.

Përpos ndjesive, Taulanti ka zbuluar edhe emrin e vajzës, të cilën e kanë quajtur Maleya.

Kujtojmë që futbollisti është i martuar me Arbnora Xhakën dhe janë prindër të një djali gjithashtu të quajtur Klevis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat