Rrudhani sqarohet për intervistën, që bëri bujë në Kosovë

Futboll

Rrudhani sqarohet për intervistën, që bëri bujë në Kosovë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 13:36
Rrudhani sqarohet për intervistën, që bëri bujë në Kosovë

Ylli në ngritje i Përfaqësueses së Kosovë, Donat Rrudhani ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran “Blick”.

Një pjesë e intervistës së tij bëri bujë gjatë ditës së djeshme edhe në mediumet e Kosovës,

Futbollisti i Young Boys ndër të tjera kishte thënë se në futbollin kosovar nuk ke mundur të luash nëse babai juaj nuk ka pas të njofshëm.

Kjo deklaratë shkaktoi mjaft shumë reagime, megjithatë Rudhani sot përmes një reagimi në Facebook, ka sqaruar gjithçka.

Ai ka thënë se sot futbolli në Kosovë është shumë profesional dhe këtë po e dëshmojnë klubet tona në garat Evropiane ku po sjellin çdo herë e më shumë rezultate.

"Sqarim rreth intervistat time të dhënë për gazetën zvicerane “Blick„

Në lidhje me termin e përdorur se: në Kosovë mund të luash vetëm nëse babai ytë ka të njohur dikë në klube, kam pasqyruar situaten e para 12-13 vitev në futbollin vendorë të Kosovës pjes e së cilit kam qenë edhe unë, prandaj situata e tanishme sidomos pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA normalisht që ka ndryshuar dhe rastet në klubet e Kosovës që kan ndodhur para 12-13 viteve nuk përkojnë me situatën e tanishme, ku kemi rritje të profesionalizmit ku ekipet tona si Drita, Gjilani, Prishtina, Llapi, Ballkani etj. po përfaqsojnë dinjitetshëm dhe me plot sukses Kosovën në garat Evropiane.

Andaj kërkojë nga mediat dhe opinioni sportiv qe intervista ime për gazën “Blick„ të mos marrë kahje tjetër apo të paraqitet në një menyr tjetër nga ajo çfarë kam thënë.

I juaji Donat Rrudhani.", shkruan Rrudhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat